🌿 Rreth nesh
HapZarf lindi nga një problem shumë i thjeshtë, por i madh në dasma:
informacioni shpesh humbet.
Orari ndryshon, lokacioni ngatërrohet, detajet harrohen.
Në një ditë kaq të rëndësishme, kjo krijon stres – si për çiftin, ashtu edhe për mysafirët.
Ne e pamë këtë nga afër.
Nga përvoja jonë në dasma, kuptuam se ftesa nuk është vetëm njoftim – është fillimi i përjetimit.
Prandaj krijuam HapZarf:
një mënyrë elegante dhe moderne për t’i mbledhur të gjitha informacionet e dasmës në një vend të vetëm, të bukur dhe të lehtë për t’u përdorur.
Me HapZarf, mysafirët nuk kërkojnë më informacione.
Ata i kanë të gjitha aty ku duhet – në telefonin e tyre.
💛 Pse të na zgjidhni neve?
Emocion para gjithçkaje
Ne nuk krijojmë thjesht ftesa.
Krijojmë ndjesinë e parë të dasmës suaj.
Qartësi pa stres
Të gjitha informacionet e dasmës, orari, lokacioni, detajet, në një vend të vetëm, të qartë për çdo mysafir.
Dizajn elegant & modern
Çdo ftesë dizajnohet me kujdes dhe stil, për ata që vlerësojnë detajet dhe cilësinë.